A mendoni qe e portretizojme perendimin sikur eshte parajse?
Flet me cdo shqiptar te mundshem ky vend sbehet. E kuptoj shume mire. Jemi cope cope. Me grope se gropa ne shume gjera. Ama kam vene re 1 fenomen ketu qe eshte shume keq.Ne e shajme Shqiperine sikur jemi vendi me i keq i mundshem.
Thone qe po vriten bam bum cdo ore e sekonde dhe ikin e lartesojne perendimin sikur ca eshte. Tjetri me thoshte qe vetem ne 1 dite u ben 8 vrasje. Po mire jashte shtetit nuk vriten njerezit? Ai ne Itali vrau familjen e vet, tek ne vrau ai ne Durres babane e vet. Nuk po them qe te lartesoj Shqiperine, po dua te dal qe keto fenomene ndodhin kudo se nuk kontrollon dot mendjen e miliona banoreve se ca do bejne apo ne cfare telashe e kane futur veten. Kudo ka per te ndodh vrasje po ne i japim kaq shume vemendje sikur po behet lufte civile.
E dyta, eshte kjo po ike jashte do shpetosh. Do shpetosh po te ikesh si zoteri me nje pune zyre, jo duke tu qir nena 16 ore ne ndertim. Une punoj me njerez dhe me tregojne historite e tyre se si femijet iu kane ikur dhe kane shpetuar nga ketu e marrin 2-3 mije euro jashte shtetit duke punuar 2 pune. Njeri po me thoshte me iku nipi, punon ne Amerike ne 1 fabrike lapsash merr 2 mije dollar ne muaj. E di ai qe aq ste del as qeraja andej? Po mburrej iku shpetoi. Punon secili nga 2 pune nusja e nipi e kane blere 1 shtepi. Mendojne qe ska shpenzime andej. Jo ke taksa, qera, drita,uje, transport, ushqime etj.
E kuptoj qe ka me shume mundesi andej. Ama kur robi iken ne nje pune tamam jo te veshtire fizike. Kuptohet si dihet si eshte halli i robit, iken.
E treta,kemi kete ofendimin qe rinia jone iken e ka mendjen qe blen makina te shtrenjta edhe do te iki te bredhi. Ne itali e njejta pyetje beri dikush ne reddit, blejne makina 50k me rroge 1500 euro. Po jo ne jemi ata barbonat qe i prishim leket ne makina. Jashte shtetit joooo, nuk ndodh kurre.
Kemi 1 urrejtje te madhe per gjera qe ndodhin kudo. E di shume mire mund te me thoni kemi bloz shume gjera, e diiii ama me ka ardh ne maje te hundes cdo person qe e mendon qe po iku jashte do iki do bej kerdine se nje mut te madh do bej, sic do hash buk ketu do hash dhe atje. Ka mireqenie e pranoj, ka perparesi, e di. Ama seshte se e ke rrugen e shtruar atje me para e ti do ikesh ti mbledhesh sikur po mbledh lule ne lendine.