Gay të martuar

Para disa ditësh po lexoja disa komente në IG për këta burrat më vonë deklarohen se janë gay dhe bëjnë divorce, gjë e cila në disa vende ka filluar prej kohësh dhe sidomos për moshat 40/50.

Ndryshe nga brezat që nuk e kanë jetuar diktaturën, brezat më parë e kanë pasur shumë më të vështirë të pranojnë se tërheqja seksuale ndaj të së njëjtës gjini nuk është veç fizike por edhe emocionale e instiktive.

Fatkeqësisht këto gjëra janë fenomene ende të panjohura në Shqipëri dhe duket sikur i ka sjellë lobi gay, kur në të vërtetë presioni social shtyn jo vetëm personat lgbt të martohen por edhe heteroseksualët.

Ajo çfarë shtohet tek lgbt është edhe frika nga bullizimi dhe ngelja pa punë nëse do të jenë të hapur.